Trump pranon ofertën për debat presidencial, kur mund të mbahet beteja e parë
Ish-presidenti Donald J. Trump konfirmoi të premten se kishte pranuar ofertën e televizionit amerikan Fox News për mbajtjen e një debati me kandidaten demokrate për president, nënpresidenten Kamala Harris, më 4 shtator.
Sipas postimit të zotit Trump në faqen e tij të mediave sociale, Truth Social, debati do të zhvillohet në në Pensilvani, një nga shtetet më të rëndësishme të fushëbetejës.
Prezantuesit e Fox News, Bret Baier dhe Martha MacCallum do të jenë ata të cilët do të moderojnë debatin.
Është ende e paqartë nëse zonja Harris ka rënë dakord për mbajtjen e debatit dhe kushtet e tij. Përfaqësuesit e fushatës së saj nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. Një zëdhënëse e Fox News gjithashtu nuk iu përgjigj interesit të mediave.
Trump shtoi më tej se rregullat do të ishin të ngjashme me debatin e CNN, megjithëse ai nuk specifikoi se cilat rregulla. Ai debat kishte përfshirë shkurtime të mikrofonit për të parandaluar ndërprerjen.
“Rregullat do të jenë të ngjashme si të debatit tim me Joen e përgjumur, i cili është trajtuar tmerrësisht nga partia e tij, por me një sallë të mbushur me publik”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth Social, duke iu referuar presidentit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara për t’u rizgjedhur.
Postimi i tij u fshi për disa minuta, para se të postohej përsëri. Por, në postimin e dytë, Trump e fshiu propozimin e tij për një tubim “të madh” me publikun në datën e njëjtë, nëse Harris “nuk do të ishte e gatshme, apo në gjendje të debatonte”.
Kujtojmë se Harris ishte përgjigjur muajin e kaluar se është “e gatshme” për debat, pasi Fox News propozoi debat presidencial mes saj dhe Trumpit për datën 17 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)