Fabrikat në krizë, INSTAT: Bien çmimet e eksportit, ulen të ardhurat dhe fitimet
Sektori i prodhimit ka rritur kostot, por ndërkohë fabrikat po përballen me krizë, e cila po reflektohet si në Shqipëri por dhe jashtë saj.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se kostot e prodhimit janë rritur për sektorin e industrisë përpunuese në përgjithësi që nga prodhimi i ushqimeve, veshjeve etj në tremujorin e parë të vitit 2024 në krahasim me tremujorin e parë 2023.
Ndërkohë çmimet e eksportit kanë ardhur me ulje, ose janë rritur më pak se çmimet e prodhimit. Rritja e kostove me ritme më të larta se çmimet e eksportit ul të ardhurat dhe fitimet e fabrikave.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2024, çmimet e prodhimit vendas shënuan rritje me 4.4 pikë për qind, por çmimet e eksportit në të njëjtën periudhë u rritën vetëm me 0.7%.
Po sipas të dhënave çmimet e prodhimit në industrinë ushqimore shënuan rritje vjetore me 6.2 pikë për qind në tremujorin e parë, por në të njëjtën periudhë çmimet e eksportit i rritën vetëm me 2.6%.
Përkeqësimin më të lartë mes kostove të prodhimit dhe çmimeve të eksportit e ka sektori i energjisë elektrike.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin parë të vitit 2024 çmimet e prodhimit të energjisë elektrike pësuan rritje vjetore me 12,3 pikë për qind, ndërsa çmimet e eksportit për të njëjtën periudhe ranë me -3.8 pikë për qind.
Në kahun tjetër, industria është në një situatë të vështirë, teksa po humb avantazhin e krahut të lirë të fuqisë punëtore dhe po goditet nga zhvlerësimi i euros.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan