Spanjë, policia e gjitha në aksion për arrestimin e liderit separist të Barcelonës
Policia në Barcelonë është në kërkim të ish-liderit separatist të Katalonjës, Karl Puzhdemont, i cili u kthye në Spanjë pas 7 vitesh të kaluara në mërgim, pavarësisht se e priste një urdhër-arrest.
Policia katalanase ka vendosur posto blloqe rrugore në Barcelonë dhe po kryen një operacion jashtë qytetit të koduar “Haula”, ose “kafazi”, për të gjetur Puzhdemont, i cili u pa të largohej me makinë nga një miting mëngjesin e së enjtes.
Përgjatë pjesës dërrmuese të 7 viteve të fundit, ai ka jetuar në Bruksel, pasi policia e paditi për përpjekje të dështuar për shpalljen e pavarësisë së Katalonjës në vitin 2017.
Asokohe, liderët katalanas pro-pavarësisë, përfshirë Puzhdemont, organizuan një referendum që u shpall i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese spanjolle dhe më vonë shpallën në mënyrë të njëanshme pavarësinë e rajonit.
Qeveria në Madrid ndërhyri menjëherë në rajon dhe menjëherë më pas Puzhdemont u largua drejt Belgjikës.
Mëngjesin e së enjtes, ai foli shkurt përpara qindra mbështetësve që ishin mbledhur pranë parlamentit katalanas në Barcelonë, pak përpara betimit të kreut të ri të qeverisë rajonale.
Ai tha se ishte kthyer për të treguar se është ende atje. “Mbajtja e një referendumi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një krim”, tha Puzhdemont dhe më pas u largua.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta