Pakësohen kreditë me probleme, 380 mln euro nuk paguhen në kohë
Në sektorin bankar të Shqipërisë, raporti i huave me probleme është një tregues thelbësor për të matur cilësinë e portofolit të kredisë së një banke. Të dhënat e fundit të “Bankës së Shqipërisë” tregojnë se ky tregues ka përjetuar luhatje të vazhdueshme gjatë periudhës së fundit, me një prirje të përgjithshme rënëse.
Kreditë, të cilat nuk shlyhen në kohë nga qytetarët dhe bizneset përbëjnë sot 4.7% të totalit të huas në banka. Raporti është përmirësuar në krahasim me muajin maj, kur treguesi ishte 4.8% dhe po ashtu përmirësimi është i ndjeshëm në qershorin e kaluar, kur kreditë me probleme përbënin 5.2% të totalit.
Kjo ulje e vazhdueshme e raportit të huave me probleme mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, bankat bëjnë një vlerësim të fortë risku, përpara se të vendosin të disbursojnë paratë tek njerëzit dhe bizneset që ato i klasifkojnë të besushëm. Së dyti, për shlyerjen në kohë, mendohet se ka ndikuar edhe ulja e inflacionit e cila ka përmirësuar aftësinë paguese të individëve dhe bizneseve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, në mes të vitit 2024, sektori bankar shqiptar raporton kredi të këqija në vlerën e 380 mln eurove.
Në vlerë absolute, më shumë se 70% e stokut të kreidve me probleme është e përqendruar në katër banka, të cilat zotërojnë edhe pjesën më të madhe të portofolit të kredisë për ekonominë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta