Rrëzohet avioni në Brazil, ndërrojnë jetë 62 personat në bord

9 Gusht 2024 | 20:10

Një aeroplan me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar në shtetin brazilian të São Paulo.

Autoritetet lokale thanë se avioni ra mbi një ndërtesë banimi, prej nga humbën jetën 62 persona.

Aeroplani turboprop me dy motorë po fluturonte nga Cascavel në shtetin jugor të Paraná-s për në aeroportin kryesor në qytetin e São Paulo, kur u rrëzua në qytetin e Vinhedo, tha linja ajrore Voepass.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një avion që zbriste vertikalisht, duke u spirale teksa binte.

“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti apo situata aktuale e njerëzve në bord”, tha linja ajrore në një deklaratë.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse janë në vendngjarje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026