Vijon inkursioni ukrainas brenda Rusisë, evakuohen banorët në Kursk

10 Gusht 2024 | 12:48

Televizioni shtetëror rus ka treguar qytetarë nga rajoni i Kurskut që largohen si pasojë e inkursionit të Ukrainës, vendi që pushtoi në fillim të vitit 2022.

Moska shpalli një emergjencë në nivel federal në rajon pak ditë pasi disa qindra trupa ukrainase vërshuan përtej kufirit në atë që konsiderohet sulmi më i madh i Kievit në tokën ruse që nga nisja e konfliktit.

Luftimet në Kursk kanë tërhequr vëmendjen e medias ruse. Pamje të publikuara tregojnë fëmijë që merren në streha, ose në autobusë, si dhe njerëz nga rajonet e tjera që kanë mbledhur ushqim, veshmbathje dhe medikamente për t’i dërguar në Kursk.

Nga ana e tyre, trupat ruse bombarduan një qendër tregtare në Donjeck të Ukrainës, duke shkaktuar rënien e një zjarri. Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 44 të tjerë janë plagosur nga sulmi.

Zyrtarët e rajonit e cilësuan ngjarjen një “sulm të organizuar” ndaj një vendi të populluar dhe një “akt terrori” nga forcat ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eric Trump përgëzon rojen 16-vjeçar që shpëtoi një fëmijë nga mbytja: Jepini nderin më të lartë (VIDEO)

Një roje plazhi 16-vjeçar është kthyer në heroi pasi shpëtoi një djalë rreth 10 vjeç, i cili u rrëmbye nga dallgët në plazhin Seabright, në...
08:36 | 28/07/2026

Evropa paralajmërohet për një gusht më të nxehtë se normalja, çfarë po i nxit temperaturat përvëluese?

Evropa po përgatitet për një gusht “më të ngrohtë se normalja”, pas një serie valësh të nxehti njëra pas tjetrës. Pjesa më e madhe e...
08:35 | 28/07/2026

Takime vendimtare në Uashington? Trump do të presë Netanyahun dhe Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë këtë të martë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin ukrainas Volodymyr...
08:28 | 28/07/2026