Gjyqi për George Floyd, dëshmia e mjekut: Nuk vdiq nga mbidoza, por mungesa e oksigjenit
George Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit gjatë arrestimit të tij. Ishte kjo dëshmia e mjekut në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-oficerit të policisë, Derek Chauvin në Minneapolis.
Duke kundërshtuar mbrojtjen, Dr. Martin Tobin tha se fentanili nuk shkaktoi vdekjen e Floyd.
Ai hodhi poshtë teorinë se përdorimi i drogës e problemet shëndetësore shkaktuan vdekjen e tij.
Ish-polici Chauvin, 45-vjeç, u filmua duke u gjunjëzuar në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta.
Pamjet e Chauvin, mbi qafën e afrikano-amerikane Floyd shkaktoi protesta globale kundër racizmit.
Por dëshmia e mjekut rëndon edhe më shumë mbi ish-oficerin.
Chauvin është në gjyq për vrasje dhe ka mohuar akuzat kundër tij.
I pyetur nga prokurorët nëse kishte vënë re shenja të mbidozës mjeku Tobin u përgjigj duke theksuar se nuk kishte parë një provë të tillë
“Shkak i vdekjes ishte niveli i ulët i oksigjenit që shkaktoi dëmtimin e trurit dhe bëri që zemra të ndalonte. Sigurisht, në momentin që po flisni, po merr frymë, por nuk ju tregon se do të marr frymë pesë sekonda më vonë. Me fentanil ritmi i tij i frymëmarrjes duhet të ulet në rreth 10. Në vend të kësaj, është në mes të nivelit normal”, u shpreh Martin Tobin, ekspert i sistemit respirator.
Kjo është java e dytë e zhvillimit të gjyqit dhe pritet të zgjas një muaj.
Javën e ardhshme pritet që mbrojtja të nis argumentet e saj.
Lexoni gjithashtu:
“Chauvin shkeli rregulloren”, rëndohen akuzat mbi ish-oficerin e dyshuar për vrasjen e George Floyd
Vdekja e George Floyd, nis gjyqi ndaj oficerit Derek Chauvin, përplasje avokat-prokurori
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur