Rusia bën thirrje për të tjera evakuime pas sulmit të befasishëm të Ukrainës

12 Gusht 2024 | 17:37

Një zyrtar në rajonin rus kufitar të Kurskut u bëri thirrje banorëve që të evakuohen për shkak të “gjendjes shumë të tensionuar” në zonë, ku forcat ruse po mundohen me vështirësi t’i përgjigjen një sulmi të befasishëm ukrainas.

Autoritetet e emergjencave në Rusi thanë se më shumë se 76 mijë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në zonën e Kurskut, ku shtatë ditë më parë, trupat ukrainase dhe mjete të blinduara depërtuan në brendësi të territorit rus. Raportohet se ato kanë përparuar në një thellësi prej 30 kilometrash brenda Rusisë, shkruan VOA.

Operacioni ukrainas po zhvillohet në fshehtësi të madhe dhe objektivat e tij mbeten të paqarta. Manovra e papritur që i kapi të papërgatitura forcat e Kremlinit është kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të pareshtura ruse gjatë muajve të fundit për të goditur mbrojtjen ukrainase në zona të caktuara përgjatë vijë së frontit, në Ukrainën lindore.

Përparimi i trupave ukrainase i ka dhënë një goditje të fortë përpjekjeve të Presidentit Putin dhe pretendimeve të tij se në përgjithësi lufta nuk e ka prekur jetesën në Rusi. Propaganda shtetërore është përpjekur ta minimizojë sulmin, duke vënë në dukje përpjekjet e autoriteteve për të ndihmuar banorët e rajonit dhe duke synuar të largojë vëmendjen nga dështimi i ushtrisë për t’u parapërgatitur për sulmin dhe për ta zmbrapsur atë me shpejtësi.

Banorët në Kurskt regjistruan video në të cilat ankoheshin se ishin detyruar të linin shtëpitë dhe i bënin thirrje Presidentit Putin për t’i ndihmuar. Media shtetërore ruse nuk njoftoi mbi asnjë shenjë pakënaqësie.

Përgjatë dy vite e gjysmë luftimesh, Rusia është përballur edhe më parë me sulme të befasishme brenda territorit, por sulmi i shpejtë dhe i befasishëm në rajonin e Kurskut shënon sulmin më të madh në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, duke vënë në vështirësi Presidentin Vladimir Putin dhe duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftime.

Po ashtu, është hera e parë që sulmi i befasishëm udhëhiqet nga ushtria ukrainase dhe jo nga luftëtarët pro-ukrainas rusë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026