“Hetim sulmeve kibernetike”, FBI reagon pas akuzave të Trump dhe Biden ndaj Iranit
FBI ka hapur një hetim mbi dyshimet se stafi elektoral i Donald Trump është vënë në shënjestër nga hakera që punonin për qeverinë iraniane.
“Mund të konfirmojmë se Byroja Federale e Hetimeve ka nisur një proces hetimor”, bëri të ditur agjencia përmes një komunikate për shtyp.
Një zëdhënës i fushatës së Trump tha për BBC se një seri dokumentesh ishin grabitur nga aktorë të huaj, të njohur për qëndrimet armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet iraniane kanë mohuar çdo lidhje me sulmin kibernetik dhe qeveria amerikane nuk e ka akuzuar zyrtarisht Republikën Islamike.
FBI po heton gjithashtu nëse hakerat iranianë kanë vënë në shënjestër edhe fushatën e dyshes Joe Biden-Kamala Harris.
Lajmin e bën të ditur “CBS News”, që citon zyrtarë në dijeni të hetimit.
Denoncimi i stafit elektoral të Trump erdhi një ditë pasi “Microsoft” publikoi një raport që sugjeronte se hakera iranianë kishin sulmuar profilet dhe adresat elektronike të kandidatëve presidencialë.
Të shtunën e kaluar, vetë Trump deklaroi se agresorët kibernetikë arritën të merrnin vetëm informacion të hapur.
Nga ana tjetër, tre anëtarë të stafit elektoral të dyshes Biden-Harris u bënë objekt të email-eve të llojit “phishing” pak ditë përpara se presidenti të njoftonte tërheqjen nga zgjedhjet e nëntorit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)