Arrestimi i kontrollorëve të “Albcontrol”, avokati: Veprim i paligjshëm, kërkojmë rrëzimin e akuzave
Kontrollorët e “Albcontrol” ishin ankuar në gjykatë që në muajin gusht për uljen e pagave. Për këtë, Gjykata Civile e Tiranës kaloi çështjen për gjykim për të shqyrtuar padinë kundër vendimit të këshillit mbikëqyrës.
Kontrollorët e Albcontroll kishin ishin ankuar që vitin e kaluar për uljen e pagave. Madje përmes sindikatës së tyre, ato kishin nisur edhe një betejë ligjore duke paditur në gjykatë vendimin e këshillit mbikëqyrës të prillit për uljen e pagave.
Ndonëse padia është dorëzuar që në gusht të vitit 2020, pas disa seancash përgatitore Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës vendosi ta kalojë këtë të premte për gjykim.
“Është një padi që kërkon përmbushjen e detyrimit kontraktor, ajo që është kthimi i pagave të papaguara që nga prilli i vitit 2020 kur është marrë vendimi i këshillit mbikëqyrës për uljen e tyre. Kemi kaluar në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, tha avokati, Rezart Kthupi.
Lidhur me tre kontrollorët e akuzuar për shpërdorim detyre në bashkëpunim, të cilët pritet të njihen me masën e sigurisë në fundjavë avokati thotë se do t’i kërkojë shpalljen e paligjshme të ndalimeve.
“Nuk e dimë akoma se çfarë do kërkojë prokuroria, ajo që do kërkojmë ne është paligjshmëria e masës së arrestit dhe rrëzimi i të gjitha akuzave pasi është një akuzë e ngritur për qëllime që janë ndryshe nga ajo e respektimit të ligjit”, shtoi ai.
Avokati tha se tre kontrollorët e arrestuar janë të gjendje të rënduar psikologjike në kushtet kur janë marrë të pandehur vetëm se kanë ushtruar një të drejtë që ua njeh ligji për paaftësinë e përkohshme për punë.
Lexoni gjithashtu:
Nis aktiviteti në aeroportin e Rinasit, nuk ka ende kontrollorë shqiptar të kthyer në punë
Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta