Ukrainasit avancojnë në Kursk, Zelensky: Po e arrijmë qëllimin, por na duhen armë
Ukraina ka deklaruar se trupat e saj kanë fituar më shumë terren në rajonin e Kurskut, duke avancuar me nga dy kilometra dhe duke kapur mbi 100 ushtarë rusë.
Në fjalimin e përnatshëm, presidenti Zelensky tha se Ukraina po e arrin qëllimin strategjik në Kursk, por u bëri thirrje aleatëve perëndimorë për më shumë armatime.
“Dronët ukrainas po funksionojnë ashtu si duhet. Por ka gjëra që nuk mund të bëhen vetëm me dronë. Fatkeqësisht. Kemi nevojë për armatime të tjera, sidomos raketa. Po vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për një vendim afatgjatë për Ukrainën, pasi këto vendime janë jetike për fitoren tonë”, tha Zelensky.
Ndërkohë, autoritetet ruse deklarojnë se mbi 100 mijë persona janë evakuuar nga rajoni i Kurskut dhe se rajoni tjetër i Belgorodit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Të dhënat e fundit vijnë në një kohë kur Ministria britanike e Mbrojtjes ka deklaruar se Ukraina ka të drejtë legjitime të përdorë armët e dhuruara nga Mbretëria e Bashkuar për t’u vetëmbrojtur dhe se kjo nuk i përjashton operacionet brenda territorit rus.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia vazhdon evakuimin e banorëve nga rajoni i Kurskut
- Trupat ukrainase kanë përdorur tanket britanike Challenger 2 brenda Rusisë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)