Ndezi zjarr për mbeturinat, por dogji 600 rrënjë ullinj, arrestohet 24-vjeçari

16 Gusht 2024 | 13:19

Një 24 vjeçar është arrestuar këtë të premte në Dimal. 24-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Krotinë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr në fshatin ku banonte dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri, arrestohet 24-vjeçari.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Stacioni i Policisë Dimal identifikoi dhe arrestoi shtetasin R. H., 24 vjeç, banues në fshatin Krotinë, Dimal.

24-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina në fshatin Krotinë. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026