Blenë bileta për të parë Ronaldon por ai nuk luajti asnjë minutë, gjykata dëmshpërblen tifozët nga Koreja e Jugut

4 Shkurt 2020 | 17:27

Cristiano Ronaldo është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Si në rastet kur është në fushën e lojës dhe shënon gola ashtu edhe në rastet që mungon.

Një detaj mjaft interesant vjen nga Koreja e Jugut. Tifozët kishin prerë biletat që të shikonin në fushë Cristiano Ronaldon në një ndeshje miqësore që Juventusi luajti në korrik të viti të shkuar.

Në atë ndeshje portugezi nuk u aktivizua për asnjë minutë, pavarësisht se organizatorët kishin lajmëruar që do luante për të paktën 45 minuta. Kjo solli acarimin sportdashësve të cilët hodhën në gjyq organizatorët e ndeshjes.

Në fund gjykata iu dha të drejtë dy tifozëve, të cilët morën nga 312 dollarë dëmshpërblim.

Gjykata vendosi që 58 dollarë të ishte dëmshpërblimi për biletën e paguar, 1 dollar për tarifën e komisionit të biletave, ndërsa 253 të tjera do ishin si kompensim për shkak të ankthit psikologjik që kishin përjetuar nga zhgënjimi që solli mos prezenca e pesë herë fituesit të Topit të Artë në fushë.

Avokati që ndihmoi tifozët të fitonin gjyqin, Kim Min-ki u shpreh se në lidhje më këtë çështje janë edhe 87 padi të tjera.

Me sa duket, Cristiano Ronaldo është gjithmonë lajm, madje edhe në rast se nuk luan për asnjë minutë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026