SHBA| Walz pranon nominimin gjatë Kuvendit të demokratëve
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka pranuar nominimin e partisë së tij për të kandiduar për nënpresident të Shteteve të Bashkuara.
Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të demokratëve ai falënderoi të pranishmit për sjelljen “e gëzimit” në zgjedhjet që janë transformuar nga hyrja në garë e nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.
“Jemi të gjithë këtu sonte për një arsye të bukur dhe të thjeshtë: E duam këtë vend”, tha Walz para mijëra delegatëve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Trajneri Walz”.
Shumë amerikanë nuk kishin dëgjuar kurrë për Walzin para se Harris ta zgjidhte për kandidat për nënpresident dhe ky fjalim ishte mundësi që ta prezantonte veten. Ai foli për përvojën e tij si trajner futbolli, për shërbimin në Gardën Kombëtare dhe për problemet e familjes së tij me fertilitetin – të gjitha këto pjesë të biografisë së tij që republikanët kanë vënë në pikëpyetje që kur Harris e zgjodhi atë.
Ekipi i fushatës së Harrisit tha se Walz kishte punuar në fjalimin e tij për disa ditë dhe ai për herë të parë përdori teleprompterin, duke bërë prova në mënyrë që të ishte i përgatitur. Ai u tha të pranishmëve se “nuk kam mbajtur shumë fjalime si kjo, por më kanë këshilluar shumë”.
“Disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bësh për të qenë fqinj i mirë”, tha Walz. “Për shembull, Donald Trump dhe JD Vance”.
Trump, kandidati republikan për president, kritikoi Kuvendin e demokratëve duke e quajtur “qesharak” dhe theksoi se ai është shpesh temë e fjalimeve. Ai po ashtu foli për ish-presidentin Barack Obama, i cili gjatë fjalimit në Kuvend të martën ishte mjaft kritik, duke thënë se Obama ishte “i ndyrë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta