Persona të armatosur vrasin 11 policë në Pakistan

23 Gusht 2024 | 10:06

Persona të armatosur i kanë vrarë së paku 11 oficerë të policisë duke i zënë në pritë në lindje të Pakistanit, thanë zyrtarët dhe policia pakistaneze.

Shtatë oficerë të tjerë u plagosën në këtë sulm.

Sulmi ndodhi në qarkun Rahin Yar Khan në provincën lindore Punjab, kur oficerët po patrullonin në kërkim të plaçkitësve që veprojnë në atë pjesë të vendit, tha policia në Punjab.

Pakistani është përballur me një rritje të numrit të sulmeve militante në vitet e fundit, por vrasja e një numri kaq të madh të policëve në një sulm të vetëm është gjë e rrallë.

Forcat e sigurisë të Pakistanit kryejnë shpesh operacione kundër banditëve në Punjab dhe në provincën jugore Sindh, ku ata fshihen në zona rurale dhe malore.

Ky sulm ishte ndër më vdekjeprurësit ndaj policisë në vitet e fundit, dhe u dënua nga liderët e vendit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm, Mohsin Naqvi, e dënuan sulmin, duke shprehur pikëllim dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si martirë.

Ata u lutën për shërimin e shpejtë të oficerëve të plagosur dhe i urdhëruan autoritetet të ndërmarrin veprime të menjëhershme kundër sulmuesve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026