Zbulohet bazë armatimesh në Tiranë, dyshohet se e përdornin vrasës me pagesë

10 Prill 2021 | 14:05

SPAK dhe Policia e Tiranës kanë zbuluar një bazë armatimesh të grupit që kryen vrasje me pagesë që operonin në kryeqytet por me lidhje në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku, ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të zbulohet vendi ku fshiheshin armët.

Vendstrehimi sipas ishte krijuar brenda ish-ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura.

Gjatë kontrollit të maganizës së shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz (2 të rëndë dhe 1 të lehtë), pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Vetë Sokol Xhura është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Kompleks’ i cili mëngjesin e 1 prillit çoi në sekuestrimin e 18 bazave të armatimeve në Tiranë ku zbardhën 3 ngjarje kriminale në kryeqytet si dhe u arrestuan 9 persona.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026