Nisin hetimet për mbytjen e jahtit luksoz të miliarderëve, çfarë dihet deri tani
Autoritetet italiane kanë hapur një hetim mbi mbytjen e jahtit “Bajezian”, në fillim të javës në ujërat e Sicilisë.
Në një konferencë shtypi, prokurorët deklaruan se aktualisht janë në fazat e para të hetimit, i pagëzuar “krimi hipotetik” për “mbytje të qëllimshme” të anijes dhe “vrasjes nga pakujdesia”.
Zyrtarët italianë theksuan se për momentin nuk kanë një person të caktuar që të jetë subjekt i procesit hetimor.
Autoritetet konfirmuan ndërkohë se trupi i fundit i gjetur ditën e premte ishte ai i 18-vjeçares Hana Linç, e bija e biznesmenit britanik të teknologjisë, Majk Linç.
Ato thanë gjithashtu se jahti ka gjasa të jetë mbytur nga një korrent i dhunshëm ajri. Thënë ndryshe, një erë e fuqishme që zbret nga një stuhi rrufesh dhe përhapet në mënyrë të paparashikueshme.
Nga 22 pasagjerët që ndodheshin në bord, 15 persona mbijetuan, përfshirë një fëmijë 1 vjeç, si dhe e ëma e Hana Linç, Anxhela Bejkërs.
Më herët gjatë javës, bazuar në rrëfimin e një dëshmitari, u spekulua se mjeti lundrues u mbyt nga një “grykë uji”, një lloj tornadoje që formohet mbi ujë.
Megjithatë, tani prokurorët besojnë se një ngjarje tjetër moti mund të ketë qenë shkaku dhe është pikërisht stuhia e rrufeve.
Këto të fundit janë të fuqishme, komplekse dhe turbulente, me ajër të grumbulluar brenda një reje që lëviz me shpejtësi në drejtime të ndryshme.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet