Trump kundër Harris, kush udhëheq në sondazhe rreth 2 muaj nga zgjedhjet
Më 5 nëntor amerikanët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, në atë që shihet si një garë sa dramatike aq edhe e tensionuar.
Demokratët Kamala Herris dhe Tim Uollc do të përballen me Donald Tramp dhe të zgjedhurin e tij Xhej Di Vens, por kush kryeson në sondazhe dhe kush parashikohet të fitojë?
Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga Euroneës, tendencat tregojnë një rritje të mbështetjes për Herris, kur kanë mbetur pak më shumë se dy muaj fushatë, gjatë të cilëve secili nga kandidatët do të përpiqet të bindë votuesit, sidomos në shtetet e lëkundura.
Avantazhi ka evoluuar nëse krahasohen fushatat Bajden kundër Tramp dhe Herris kundër Tramp. Që nga tërheqja e Bajden nga gara, Herris ka arritur të rifitojë terrenin e humbur për demokratët.
Në gusht, Herris filloi të udhëhiqte për herë të parë në sondazhe, pavarësisht se disa analistë besojnë se tentativa e vrasjes ndaj ish-presidentit në mes të korrikut tregonte se rizgjedhja e tij ishte thuajse e garantuar.
Por statusi i Herris është përmirësuar ndjeshëm pasi mbështetësit e saj pranuan figurën e Uollc, i cili fillimisht u konsiderua si një zgjedhje surprizë dhe një personazh i panjohur.
Ndërkohë, fushata e Tramp ka vuajtur nga kritikat e forta të bëra për shkak të fjalimeve me një linjë konservatore të ashpër, përfshirë për atë që njihet si “Projekti 2025”, një plan ekstrem të cilin shumë e shohin si një kërcënim direkt ndaj qeverisë në Uashington dhe ndaj kontrollit dhe balancave.
Edhe Xhej Di Vens ka qenë objekt i mosaprovimit pas paraqitjeve të tij publike që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur.
Pasi kandidati i pavarur Robert Ef Kenedi Xhunior u tërhoq nga gara dhe mbështeti Tramp, disa ekspertë besojnë se kjo do të çojë në një rritje të mbështetjes për kandidatin republikan, edhe pse për momentin sondazhet tregojnë të kundërtën.
Sërish, shifrat aktuale nuk nxjerrin një fitues, pasi diferenca mbetet brenda marzhit të gabimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta