Opozita në Venezuelë vazhdon protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve

28 Gusht 2024 | 18:52

Kundërshtarët e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro, protestuan më 28 gusht në përpjekje për të ringjallur protestat kundër tij, teksa presidenti po forcon pushtetin pas zgjedhjeve të kontestuara të muajit të kaluar.

Protesta në kryeqytetin venezuelas, Karakas, u mbajt një muaj pas zgjedhjeve të 28 korrikut, në të cilat Maduro shpalli fitore pavarësisht dëshmive se kandidati opozitar, Edmundo Gonzalez i fitoi ato. Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar zgjedhjet duke thënë se ka pasur mungesë të transparencës.

Që nga mbajtja e zgjedhjeve ka pasur protesta, por protestat e organizuara nga opozita deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat. Kundërshtarët e Maduros kërkojnë që zyrtarët zgjedhorë të publikojnë rezultatet e secilit vendvotim, pasi thonë se në këtë mënyrë do të ekspozoheshin përpjekjet e Maduros për të vjedhur zgjedhjet.

Po më 28 gusht, mbështetësit e Maduros kanë paralajmëruar protesta, teksa janë zotuar se “do të mbrojnë” fitoren e Maduros. Ata thonë se protestat e opozitës janë përpjekje për trazira në këtë shtet në Amerikën Jugore, shkruan REL.

Për shkak të krizës, Maduro po varet shumë nga forcat e sigurisë për të ruajtur pushtetin. Të martën, ai emëroi shefin e partisë së tij të linjës së ashpër në postin e ministrit të Brendshëm, dikaster që mbikëqyrë forcat policore. Diosdado Cabello është zotuar se nuk do të ketë mëshirë ndaj kundërshtarëve të Qeverisë.

Emërimi i Cabellos në postin e ministrit të Brendshëm nxiti frikë se shtypja e protestave do të intensifikohet, teksa deri më tani në protestat e organizuara kundër rezultatit zgjedhor janë arrestuar më shumë se 2.000 persona, përfshirë gazetarë, politikanë dhe studentë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026