Misioni i Starmer në Paris: Riparim raporteve me BE, por Brexit nuk zhbëhet

29 Gusht 2024 | 15:48

Kryeministri britanik Keir Starmer është takuar të enjten me presidentin Emmanuel Macron në Paris, në kuadër të një vizite që synon riparimin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së.

“Qëllimi i vizitës është pikërisht dhënia e një impulsi të ri raporteve franko-britanike”, ka deklaruar një zëdhënës qeveritar.

Udhëtimi i Starmer në Francë vjen pas atij në Gjermani, ku njoftoi planet për forcimin e bashkëpunimit britaniko-gjerman në fushën e mbrojtjes, sigurisë, shkencës dhe teknologjisë.

Megjithatë, Starmer e ka bërë të qartë se ripërtëritja e lidhjeve me Evropën nuk do të thotë se Brexit do të zhbëhet.

Ai ka thënë gjithashtu se Britania nuk ka në plan t’i bashkohet nismës rinore të Unionit, që do t’u mundësonte të rinjve evropianë të jetonin dhe punonin në Mbretërinë e Bashkuar dhe anasjelltas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit

Mbi 100 gra në Spanjë janë diagnostikuar me një formë të rrallë kanceri që është lidhur me implantet e gjirit. Autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 111...
19:28 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026