Festivali Europian i Këngës do të mbahet në Bazel të Zvicrës, detajet

30 Gusht 2024 | 16:10

Bazel, qyteti i tretë më i madh i Zvicrës, është zgjedhur për të pritur Festivalin Europian të Këngës.

Lajmi është bërë me dije nga organizatorët e eventit. Pas fitores së këngëtarit zviceran Nemo në Malmö në konkursin e këtij viti në Suedi me këngën ‘The Code’, Zvicra mori përsipër detyrat e mikpritjes për vitin 2025.

Është hera e tretë që Zvicra fiton konkursin, pas Lys Assia në 1956 dhe Céline Dion në 1988.

Festivali i  69-të i këngës së Eurovizion zhvillohet në maj 2025.

Gara do të mbahet në një arenë në Münchenstein, pranë qytetit të Bazelit.

Arena zakonisht përdoret për sporte dhe koncerte dhe ka një kapacitet prej 12,400 vendesh pas rinovimeve në 2018.

Gjysmëfinalet do të mbahen më 13 maj dhe më 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 17 maj. Biletat pritet të dalin në shitje për 9 shfaqje, duke përfshirë edhe provat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026