Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit të rëndë në festival

29 Gusht 2024 | 17:34

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë u pajtua të enjten për t’i ashpërsuar politikat e sigurisë dhe të azilit, pas një sulmi vdekjeprurës me thikë.

Tre njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin i cili ndodhi gjatë një festivali për shënimin e 650-vjetorit të qytetit Solingen. Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, pas të cilit Berlini u kritikua për politikat e saj të emigrimit.

Sulmi i ka thelluar mospajtimet politike në lidhje me rregullat e azilit dhe dëbimit, para zgjedhjeve shtetërore të muajit të ardhshëm në Gjermani, pasi i dyshuari për kryerjen e sulmit është një sirian, kërkesa e të cilit për azil nuk ishte pranuar.

Ndryshimet e së enjtes përfshijnë rregullore më të rrepta për armët. Ndër to edhe rregullore më të ashpra për bartje të armës, ndalimin e përgjithshëm të thikave me teh të gjatë dhe ndalim i rreptë i bartjes së thikave në ngjarje si, festivale popullore, ngjarje sportive dhe panaire të tregtisë.

Rregullorja e re parasheh gjithashtu që agjencitë e reja federale të kryejnë kontrolle të së kaluarës për ata që duan të zotërojnë armë, në mënyrë që ekstremistëve të mos u lejohet bartja e armëve.

Berlini do t’i ashpërsojë edhe ligjet dhe procedurat për azil dhe banim, përfshirë duke e ulur pragun për “dëbimin të rreptë” për ata të cilët kryejnë krim me armë apo me mjet të rrezikshëm, shkruan REL.

Kriteret për heqjen e statusit të azilantit apo refugjatit do të ashpërsohet. Do të ketë ndëshkime më të rënda për krime serioze, përfshirë edhe për të pandehurit e ri në moshë.

Azilkërkuesve do t’u ndalohen benefitet në Gjermani, nëse ata gëzojnë të tilla edhe në vendet e tjera evropiane. Ndërsa, refugjatët të cilët udhëtojnë në vendet e tyre pa pasur arsye të mëdha, rrezikojnë ta humbin statusin e tyre për mbrojtje, thuhet në dokumentin e qeverisë gjermane.

Ky rregull nuk vlen për refugjatët ukrainas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026