Suksesi i ekstremit të djathtë në 2 shtete gjermane shton trysninë ndaj Scholz

2 Shtator 2024 | 15:35

Suksesi i partisë Alternativa për Gjermaninë në zgjedhjet e së dielës në dy shtetet gjermane, rriti trysninë mbi qeverinë e përçarë të kancelarit Olaf Scholz dhe e la partinë kryesore opozitare të vendit të përballet me vështirësi të hënën, për të gjetur një mënyrë për të qeverisur në dy rajonet lindore, pa përfshirë partinë e ekstremit të djathtë.

Alternativa për Gjermaninë, AfD, u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore në Tyringen nën udhëheqjen e një prej personaliteteve më të skajshme Björn Höcke. Në Saksoninë fqinje, ajo doli e dyta pas konservatorëve të Unionit Demokristian, i cili kryeson opozitën kombëtare. Votuesit ndëshkuan tre partitë e koalicionin qeverisës të kancelarit Scholz, që dolën me më pak se 15 për qind të votave, shkruan VOA.

Pakënaqësia e thellë me një qeveri kombëtare famëkeqe për konfliktet e brendshme, inflacionin dhe ekonominë e dobët, ndjenjat kundër imigracionit dhe rezervat ndaj ndihmës ushtarake gjermane për Ukrainën, janë ndër faktorët që kontribuuan në shtimin e mbështetjes për partitë populiste në lindjen ish-komuniste, e cila është më e varfër se Gjermania perëndimore. Një parti e re e themeluar nga një personalitet i shquar i së majtës ishte fituesja e dytë e madhe të dielën dhe ndoshta do të luaj rol vendimtar për të formuar qeveritë shtetërore, pasi askush nuk është i përgatitur të qeverisë bashkë me AfD-në.

Humbja e thellë e partive qeverisëse iu shtua dështimeve të mëdha në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor për koalicionin e Scholz-it dhe nuk është e qartë se ata kanë ndonjë recetë për të ndryshuar gjërat para zgjedhjeve të ardhshme kombëtare gjermane të vjeshtës së vitit të ardhshëm. Një palë zgjedhje shtetërore më 22 shtator në rajonin lindor të Brandenburgut, i cili udhëhiqet nga socialdemokratët e qendrës së majtë të kancelarit Scholz, mund të shtojë sikletin e tyre.

Votuesit “deshën t’i dërgojnë një shenjë Berlinit mbi të gjitha”, tha Jens Spahn, një ligjvënës i lartë i CDU-së, për televizionin ZDF. “Ata deshën t’i dërgojnë një shenjë (koalicionit) se kancelari nuk e ka më besimin e tyre. Olaf Scholz është fytyra e dështimit edhe në Tyringen edhe në Saksoni”.

Por zgjedhjet e së dielës e vënë para vendimeve të vështira edhe CDU-në, e cila kryeson në anketat kombëtare. AfD-ja tani mban më shumë se një të tretën e vendeve, të paktën në parlamentin e Tyringenit, që i mundëson asaj, për shembull, të bllokojë emërimet e gjyqtarëve në gjykatën kushtetuese rajonale dhe kjo do ta bëjë të vështirë formimin e një qeverie funksionale.

Fuqia e AfD-së në lindje i ka shtyrë partitë e tjera në koalicione jokonvencionale që në vitin 2016, por rezultatet e së dielës e çuan situatën në një nivel të ri.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026