Shpenzimet për artikujt shkollor, Italia e Spanja me shportën më të shtrenjtë në BE

2 Shtator 2024 | 18:02

Me ardhjen e shtatorit, për shumë nxënës dhe familje evropiane vjen edhe fatura e artikujve shkollor për t’u përgatitur për semestrin e ri.

Por në cilat vende fatura është më e shtrejntë?

Sipas një studimi të fundit të Euronews, në Itali dhe Spanjë, shporta e artikujve shkollor zë peshën më të madhe të buxhetit krahasuar me ekonomitë e tjera.

Shtetet evropiane me të ardhurat më të ula paguajnë më shumë për artikujt shkollor

Italia dhe Spanja renditen ndër shtete me buxhetin më të lartë për këto shpenzime, pavarësisht se të ardhurat mesatare janë më të ulëtat në rajon krahasimisht me ekonomitë e tjera më të mëdha.

Sipas një studimi të fundit të Euorneës, shpenzimet për sezonin e ri shkollor, duket krahasuar çmimet për 20 artikujt bazik shkollor si lapsa, fletore apo dhe çanta shpine, barrën më të madhe e mbajnë familjet italiane.

Me një shpenzim mesatar 202 euro, fatura për përgatitjet e semestrit të ri zë 10.8% të buxhetit të familjeve, duke i renditur në vend të parë.

GRAFIK

Shteti                    pesha në buxhet            fatura mesatare e artikujve

Italia                      10.80%                                  (€202.71)

Spanja                  9.24%                                   (€190.32)

Të dytat në listë janë familjet spanjolle, të cilat duhet të harxhojnë 190 euro për këto artikuj, gati 9.24% të buxhetit mujor.

Nga ana tjetër, shtetet me ekonomi më të fuqishme dhe të ardhura mesatare për frymë më të larta si Gjermania, Anglia dhe Franca, shpenzimet për artikujt shkollor janë më të ulta.

Në gjermani mjetet bazë për shkollë kushtojnë mesatarisht 185 euro, duke zënë 7.10% të buxhetit. Në fund renditen Anglia dhe Franca të cilat respektivisht, pasqyrojnë një shpenzim 193.49 euro dhe 140 euro dhe pesha në buxhetin familjar është më pak se 6%

GRAFIK

Shteti                    pesha në buxhet            fatura mesatare e artikujve

Gjermania           7.10%                                    (€185.78)

Anglia                   5.65%                                    (£162.68/€193.49)

Franca                   4.84%                                   (€140.34)

E megjithëse në shkalla të ndryshme rëndese në buxhetet familjare për shportën e pazarit për semestrin të ri, 5 ekonomitë më të mëdha të kontinentit të vjetër bëjnë apel për shkollat që të kufizojnë listën e artikujve të panevojshëm të cilat rendojnë xhepat e familjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026