Sulm masiv rus në Ukrainë, raportohet për më shumë se 40 të vdekur e 180 të plagosur

3 Shtator 2024 | 14:09

Rusia ka kryer ditën e sotme një sulm masiv në disa qytete të Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, nga sulmet kanë mbetur më shumë se 40 të vdekur dhe 180 të plagosur.

‘Të paktën 41 persona janë vrarë në një sulm rus në një rajon qendror të Ukrainës’, ka thënë Volodymyr Zelenskyy.

‘Rreth 180 janë plagosur’, shtoi presidenti ukrainas, pasi dy raketa balistike ruse goditën një strukturë arsimore dhe një spital aty pranë në rajonin e Poltava.

Kujtojmë se që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën, si shkak i agresionit të pajustifikuar të Rusisë ndaj fqinjit të saj perëndimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026