U padit nga Eminem pasi transmetoi këngët e tij pa leje, Spotify fiton gjyqin

5 Shtator 2024 | 09:01

Spotify ka fituar një çështje gjyqësore të gjatë, në të cilën akuzohej për transmetim të muzikës së Eminem pa leje.

Rasti në fjalë i pati fillesat në vitin 2019, ku menaxheri i Eminem paditi kompaninë muzikore për rreth 30 milionë paund, duke thënë se ai nuk kishte marrë kurrë pagesën e plotë për këngë si “Lose Yourself” dhe “Without Me”, të cilat janë transmetuar në Spotify miliarda herë.

Por një gjykatës në Tenesi ka vendosur që Spotify nuk do të jetë përgjegjës për asnjë honorar të humbur, pavarësisht se zbuloi se Spotify nuk kishte licensë për të transmetuar këngët.

Gjykata gjithashtu arriti në përfundimin se, nëse Spotify do të shpallej fajtor për shkelje të të drejtave të autorit, çdo ndëshkim do të duhej të paguhej nga “Kobalt Music Group”, i cili mblidhte honoraret në emër të botuesit të Eminem.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026