SPAK ndez pajisjen e përgjimit, gjatë 2020-ës u përgjuan 1175 persona për korrupsion dhe trafik droge

12 Prill 2021 | 16:12

Gjatë vitit 2020 Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) përgjoi komunikimet elektronike të 1,175 personave duke përdorur këtë metodë për 91 procedime penale.

Sipas të dhënave të dorëzuara në Kuvend mbi treguesit e punës, në vitin 2020, pjesën më të madhe të procedimeve penale, ku është kërkuar përgjimi, e kanë kryesuar çështje të hetuara për veprën penale të korrupsionit ku përfshihen funksionarë publikë dhe gjyqtarë e prokurorë.

Procedimet pasohen nga çështjet penale të hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. Në raport, SPAK ngre shqetësimin se ngarkesa në këtë drejtim ka qenë dhe është prezente për arsye se numri i oficerëve të policisë gjyqësore, e të policisë së shtetit të ngarkuar me këtë detyrë ka qenë dukshëm jo në proporcion me volumin e punës që gjeneronin çështjet e ndjekura nga prokuroria e posaçme.

Ndërkohë që prej 29 marsit të këtij viti SPAK ka një qendër të saj të përgjimeve, veçuar nga sistemi i përgjimit në administrim të prokurorisë së Përgjithshme. Sistemi i përgjimit me teknologji të përparuar është blerë nga ministria e brendshme me kontratë të klasifikuar në dhjetor të 2019-ës dhe ka mbërritur në zyrat e SPAK në shtator të 2020-ës.

Më pas janë dashur edhe 6 muaj të tjerë kohë për montimin, instalimin dhe konfigurimi e sistemit të përgjimit edhe me kompanitë që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026