Kurti fushatë në Shqipëri? Spahiu i ashpër: Kopje e asaj që bën Serbia në Kosovë

12 Prill 2021 | 16:38

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është akuzuar nga kundërshtarët e tij politikë se po ndërhyn në mënyrë të paligjshme në fushatën zgjedhore në Shqipëri.

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë për Euronews Albania se kjo qasje që po aplikon VV-ja është “kopje e asaj që Serbia bën në Kosovë” gjatë fushatave elektorale.

“Në radhë të parë kjo do duhet të përbënte shqetësim për opinionin në Shqipëri, nëse kjo gjë pengon apo jo spektrin politik në Shqipëri dhe qeverinë, e cila lejon që qeveria e një shtetit tjetër të bëjë fushatë brenda shtetit tjetër. Mendoj se kjo është një kopje e asaj që bën Serbia në Kosovë, që ndërhyn në fushata zgjedhore në Kosovë dhe merr pjesë në fushatë, por duhet pasur parasysh se fuqia e shtetit serb në rajon është më e madhe sesa e Kosovës për të ndikuar në shtetet e rajonit. Politika e saj e jashtme do duhej të ishte më e matur në këtë drejtim”, tha z. Spahiu.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti nuk mund të përfshihet në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

“Mirë është që të mos përzihet dhe nuk është e udhës që kryeministri i një vendi të përfshihet në çështjet e brendshme në shtetin fqinj”, tha ai.

Kundërshtarët e tij politikë, konkretisht lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se kryeministri Albin Kurti duhet të heqë dorë nga fushata në Shqipëri dhe të përqendrohet tek shqetësimet e qytetarëve.

Lexoni gjithashtu: 

Abdixhiku kritika të forta Kurtit: Po merret me zgjedhjet në Shqipëri, ka braktisur njerëzit e vet

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026