Stuhia më e fortë tropikale në Azi: Në Kinë alarm i kuq për shkak të super tajfunit

6 Shtator 2024 | 14:10

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës ngriti sot një alarm të kuq, domethënë nivelin më të lartë të alarmit, në përgatitje për ndikimin e super tajfunit Yagi.

Tajfuni pritet të godasë zonat bregdetare nga qyteti Wengchang në provincën Hainan deri në Leizhou në provincën Guangdong midis orëve të pasdites dhe të mbrëmjes.

Ministria e Burimeve Ujore ngriti alarmin për përmbytjet në Guangdong dhe Hainan në nivelin e tretë dhe dërgoi katër ekipe për të drejtuar përpjekjet për parandalimin e përmbytjeve në Hainan, Guangdong, Guangxi dhe Yunnan, raportoi Xinhua.

Ministria njoftoi se do të investojë përpjekje në monitorimin e zhvillimit të tajfunit, duke udhëhequr qeveritë vendore në protokollet e parandalimit të fatkeqësive dhe garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Rreth 419,367 banorë të provincës Hainan të Kinës jugore u evakuuan sot pasi super tajfuni Yagi pritet të godasë më vonë gjatë ditës, thanë autoritetet lokale.

Sipas raportimeve, niveli i detit pritet të rritet me 150 deri në 230 centimetra përgjatë zonës veriore bregdetare të ishullit Hainan deri në mesditë të nesërme.

Në të njëjtën kohë, përmbytje të mëdha të shkaktuara nga stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut u njoftuan në qytetin më të madh të ishullit, Haikou, raporton Xinhua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026