Një aktiviste turko-amerikane vritet nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

6 Shtator 2024 | 15:35

Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje një aktiviste amerikane me origjinë turke me një plumb në kokë.

Viktima e identifikuar si Aysenur Ezgi Eygi ishte 26 vjeç dhe ajo mbërriti të martën, raporton Al Jazeera.

Incidenti ndodhi në qytetin Beita, pranë Nablusit në Bregun Perëndimor, gjatë marshimit javor të qytetit kundër vendbanimeve.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, aktivistja ishte vullnetar me Lëvizjen Ndërkombëtare të Solidaritetit (ISM) si pjesë e një fushate për të mbrojtur fermerët palestinezë.

Eygi është vullnetarja e tretë i ISM i vrarë nga forcat izraelite në Palestinë. Rachel Corrie u vra në Rafah të Gazës në 2003 dhe Tom Hurndall u vra gjithashtu në Gaza në 2004.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026