Youtube kufizon aksesin në videot e fitness-it për adoleshentët evropianë, ja shkaku

7 Shtator 2024 | 17:11

Youtube thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj llojeve të caktuara të videove mund të dëmtojë vetëvlerësimin dhe imazhin e trupit të adoleshentëve.

Adoleshentët evropianë mund të vërejnë një ndryshim në rekomandimet e tyre në YouTube, pasi platforma tha se nuk do t’i çojë ata drejt disa llojeve të videove të shëndetit dhe fitnesit, veçanërisht ato që “idealizojnë” lloje të caktuara trupore.

YouTube  rekomandon video që janë të ngjashme me ato që shikuesi ka parë më parë.

Kjo do të thotë që njerëzit mund të bien në unazat e reagimeve, duke parë shumë video të ngjashme me radhë dhe nganjëherë duke u zhytur në përmbajtje edhe më ekstreme.

YouTube i vendosi fillimisht këto kufizime në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe tani po i zgjeron ato në Evropë dhe në mbarë botën.

“Rregulli i ri është një përpjekje për të parandaluar adoleshentët të formojnë besime negative për veten,” -tha në një deklaratë Dr Garth Graham, drejtuesi i YouTube Health.

Cilat video do të kufizojë YouTube për adoleshentët?

YouTube tani do të kufizojë rekomandimet e përsëritura të videove që:

  1. Idealizojnë nivele të veçanta fitnesi ose grupe peshe
  2. Krahason dhe idealizon disa veçori fizike

Këto lloj përmbajtjesh “mund të jenë të padëmshme si një video e vetme, por mund të jenë problematike për disa adoleshentë nëse shikohen në mënyrë të përsëritur,”- tha Graham.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026