SHBA ngre alarmin: Irani ka transferuar raketa balistike në Rusi

8 Shtator 2024 | 14:56

Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët pasi se besojnë se Irani ka transferuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për t’i përdorur në luftën e saj në Ukrainë.

Dy zyrtarët që dhanë informacionin nuk dhanë asnjë detaj se sa armë janë dorëzuar apo kur janë bërë transferimet, por konfirmuan zbulime e inteligjencës amerikane. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të konfirmojë transferimin e armëve, por përsëriti shqetësimet e saj se Irani po thellon mbështetjen e tij ndaj Rusisë. Uashingtoni  ka paralajmëruar Teheranin prej muajsh duke shprehur hapur shqetësimin ndaj  transferimit të raketave balistike në Rusi.

“Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përfaqësonte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të çonte në vrasjen e më shumë civilëve ukrainas”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane.

“Ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe ilustron se si ndikimi destabilizues i Iranit arrin përtej Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën”, shton zyrtari.

Irani ka furnizuar Rusinë me armatime që nga vjeshta 2022. Donet Shahed  konsiderohen si kontributi më i rëndësishëm që Teherani ka dhënë në përpjekjet luftarake të Rusisë për shkak të sasisë së dëmit që ata janë në gjendje të shkaktojnë. Zbulimet e inteligjencës amerikane vijnë pasi Rusia pretendon se ka pushtuar një fshat tjetër në rajonin lindor të Donetskut.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026