Fatura e tërmetit, Milva Ikonomi: Shifër reale e përllogaritur nga një instrument i përdorur globalisht

5 Shkurt 2020 | 19:56

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ikonomi, koordinatore kombëtare e PDNA, e ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania foli rreth faturës së dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, e cila është përllogaritur në 985 mln euro. Në përgjigje të të gjithë skeptikëve, që e shohin si të ekzagjeruar këtë shifër, znj. Ikonomi shpjegoi se metodologjia mbi bazën e të cilës është përllogaritur kjo shifër nuk është shqiptare, por është hartuar nga organizma ndërkombëtarë, konkretisht BE, OKB dhe BB.

“Mekanizmi nuk është përdorur për herë të parë në Shqipëri, por në gjithë globin në raste fatkeqësish natyrore si cuname, tërmete, zjarre etj. Mekanizmi është i konsoliduar. Kemi një instrument të njohur ndërkombëtar. Matja nuk bëhet vetëm nga ekipe shqiptare, por të kombinuara. Kështu, numri i ekspertëve shkon në 90, nga të cilët 30 janë ndërkombëtarë. Në këtë proces angazhohet gjithashtu e gjithë administrata publike, që nga bashkitë, INSTAT etj.”, – tha znj. Ikonomi.

Deputetja e PS sqaroi se fakti që kishte dalë zona e emergjencës, shërbeu në këtë rast për të përcaktuar sektorët. Konkretisht, 7 sektorë dhe 2 fusha.

“Sektorët e përcaktuar ishin arsimi, shëndetësia, strehimi, infrastruktura, ku futet prodhimi, sistemi i ujërave, turizmi, trashëgimia kulturore. Ka edhe menaxhimin e rindërtimit të riskut dhe ka 2 fusha. Zhvillimi ose moszhvillimi që sjellin këto dëme në aspektin ekonomik dhe impaktin njerëzor”, – sqaroi ajo.

Znj. Ikonomi u shpreh se këtë aspekt ka ofruar lehtësi sistemi i adresave që funksionin në Shqipëri, i cili është i lidhur me sistemin e faturimit dhe ortofotot mund të shikojmë çdo gjë me foto nga lart.

Ajo ritheksoi faktin se përkundër mosbesimit, veçanërisht nga radhët e opozitës lidhur me shifrën e dëmeve të tërmetit, kjo është një shifër reale e përllogaritur nga një instrument i përdorur globalisht.

“Duan apo s’duan ta besojnë, do ta besojnë, sepse është një instrument i rënë dakord prej vitesh globalisht. S’i vëmë dot shifrat ne, është faturimi i një adrese të dalë nga sistemi i adresave. Kostoja mesatare është 320 mijë lekë të vjetra metri katror, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, që nuk ndryshon. Mbi bazën e kësaj bëhet përllogaritja.

Nga ana tjetër, të shkalla e dëmtimit shkon nga Ds0 deri në Ds 5. Dëmtimi është ajo që ka pësuar banesa, kur llogaritet humbja, kjo ka të bëjë me gjëra të tjera; ku qëndroj dhe për sa kohë qëndroj. E dyta, bashkë me shtëpinë më humbin edhe të mirat materiale, pajisjet afatgjata, dhe e treta, kur më prishet shtëpia unë krijoj një sasi inertesh që duhen hequr nga vendi. Të gjitha këto janë llogaritur me saktësi”, – tha deputetja e PS.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026