Të paktën 14 persona kanë vdekur nga sulmet izraelite në Siri

9 Shtator 2024 | 08:19

14 persona në Siri kanë humbur jetën ndërsa 43 të tjerë janë plagosur, pas sulmeve izraelite mbrëmjen e të dielës.

Gjashtë persona janë ende në gjendje kritike dhe numri i të vdekurve mund të rritet më tej, citohet të ketë thënë Dr Faisal Haidar, drejtor i Spitalit Kombëtar Masyaf.

Sulmet ajrore izraelite synonin objekte ushtarake në Sirinë qendrore, duke përfshirë një qendër kërkimore shkencore, sipas informacioneve nga një OJQ.

“Numri i viktimave të sulmit izraelit kundër distriktit Masyaf është shtatë, nga të cilët tre ishin civilë, duke përfshirë një burrë dhe djalin e tij që ishin në një makinë, dhe katër personel ushtarak të paidentifikuar”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë joqeveritare me bazë që bazohet në një rrjet të gjerë burimesh në Sirinë e shkatërruar nga lufta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026