Publikimi i dhënave personale, Adri Nurellari: Vjedhje. Edlira Gjoni: Përbën shkelje flagrante

12 Prill 2021 | 21:08

Gjatë emisionit “Ilva Now”, analistët kanë diskutuar mbi përdorimin e disa të dhënave personale të votuesve në Qarkun e Tiranës nga Partia Socialiste.

Adri Nurellari i konsideroi këto të dhëna të vjedhura nga e-Albania, duke bërë paralelizëm se nuk duhet pritur nga drejtësia që ta thotë këtë gjë pasi është njëlloj sikur të presim nga drejtësia që të thotë se në Shqipëri ka korrupsion dhe krim.

“Në këtë rast i besoj mediave, e dyta kam dëgjuar denoncimin e opozitës që nuk është kundërshtuar ende plotësisht nga qeveria dhe e treta nuk habitem që në një vend ku vidhet buxheti i shtetit dhe bëhen gjithfarë vjedhjes, kjo është vjedhja e radhës”, deklaroi z. Nurellari.

Edlira Gjoni tha se në këtë databaze ka shumë të dhëna personale që nuk duhet të bëhen publike. Ajo gjithashtu iu referua një shkrimi në “The Guardian” lidhur me sulmet në internet kundër opozitës dhe llogaritë e rremë në rrjetet sociale që janë të stimuluara dhe sponsorizuara.

“Të gjitha vendet tona të punës nga mund të dalin përveçse institucioneve. Përdorimi i të dhënave përbën shkelje flagrante”, tha znj. Gjoni.

Gjergj Bojaxhiu tha se në këtë rast qeveria duhet të provojë që nuk ka keqpërdorim të të dhënave personale pasi në të kundërt bëhet e pabesueshëm.

Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati u shpreh se “ka dimension juridik dhe politik” kjo ngjarje.

“Nëse institucionet shtetërore ia kanë ofruar këto të dhëna një partie politike kjo është vepër penale”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021