Kim Jong Un: Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani do të rrisë arsenalin e armëve bërthamore, ka raportuar agjencia shtetërore KCNA.
Kim ka thënë se stoku i armëve të tilla të Koresë së Veriut duhet të rritet në mënyrë eksponenciale.
“Ne jemi duke zbatuar në mënyrë të përsosur politikën e ndërtimit të forcave të armatosura bërthamore dhe rritjen e numrit të armëve bërthamore përmes një progresioni gjeometrik”, ka thënë Kim sipas agjencisë KCNA.
Kim i ka akuzuar forcat “armiqësore” se synojnë të sulmojnë Korenë e Veriut me armë bërthamore, pa specifikuar emrat e atyre shteteve, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi.
Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm, Koreja e Veriut aktualisht posedon rreth 50 koka bërthamore, ndonëse shifra e saktë nuk dihet.
Ky vend është jashtëzakonisht i izoluar, për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, lidhur me programin e armëve dhe programin bërthamor të këtij shteti.
Testi i fundit bërthamor është kryer më 2017.
Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur në dy vjetët e fundit, pasi Pheniani e ka rritur numrin e testimit të raketave, teksa e ka ashpërsuar retorikën kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Pheniani, po ashtu, e ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet