Ushtria izraelite: Ka gjasa të kemi vrarë pa dashje një aktiviste amerikane
Ushtria izraelite tha se një aktiviste amerikane, e cila u vra në Bregun e pushtuar Perëndimor javën e kaluar, me gjasë u qëllua “indirekt dhe pa dashje” nga forcat izraelite, të cilat po synonin të qëllonin dikë tjetër.
Aysenur Ezgi Eygi, aktivistja 26-vjeçare nga Siatëll, u vra të premten pas një proteste kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Jonathan Pollak, një protestues izraelit që ishte dëshmitar i të shtënave.
Ushtria tha se hetimi i saj “gjeti se ka shumë gjasa që ajo është qëlluar indirekt dhe pa dashje nga ushtria izraelite, e cila nuk e kishte atë në shënjestër, por një nxitës të trazirave”.
Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga vrasja e Eygi, e cila po ashtu kishte shtetësi turke, dhe i kërkoi Izraelit të hetonte se çfarë ishte ndodhur.
Reagimi i njerëzve të mbledhur në një spital ku një shtetase amerikane vdiq nga plagët e arëmeve, pasi dyshohet se u qëllua nga trupat izraelite gjatë një proteste në Bregun Perëndimor, 6 shtator 2024.
Pollak i tha Associated Press se të shtënat ndodhën gjysmë ore pasi kishin përfunduar përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite, shkruan REL.
Eygi, vullnetare në grupin e aktivistëve, Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit, po merrte pjesë në protestën kundër zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.
Vrasja e saj ndodhi në kohën kur në Bregun Perëndimor është rritur dhuna që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në tetor të vitit të kaluar. Që atëherë, më shumë se 690 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje