Kapet sasi e madhe droge e arsenal armësh në Greqi, në pranga çifti shqiptar (Emrat)

10 Shtator 2024 | 19:33

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe një arsenal armësh, ndërkohë që në pranga kanë rënë dy shtetas shqiptarë.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” me targa IOT-2908 në rrugën “Solomou” nr.5 në Koridhalo të Athinës, skuadra OPKE ka zbuluar 1 qese me 1 kg 16 gram marijuanë.

Menjëherë janë vënë në pranga drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit, shtetasit shqiptarë Redian Kallashi 40 vjec dhe Elisabeta Telo 36 vjec.

Policia greke ka vijuar kontrollin në banesën e tyre në rrugën “Zanni” nr. 76 në Pire, ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me 15 kg 819 gram marijuanë, 3 pako me 2 kg 950 gram kokainë, 2 armë zjarri Kallashnikov 7.62 mm, 1 armë zjarri pistoletë “Beretta” 9 mm, 13 fishekë 9 mm, 4 krehëra Kallashnikovi me 120 fishekë 7.62 mm, 3 peshore, 1 pajisje elektrike vakuumi, 4 celularë, 12.450 euro si dhe paketime për drogën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026