Gjergj Bojaxhi kritika PD-së: Basha largoi elitat në 2013 pa asnjë kriter
Aktivisti Gjergj Bojaxhi u shpreh kritik nga Partisë Demokratike për veprimet që ajo ndërmori pas humbjes së zgjedhjeve të 2013.
Sipas tij, kryetari aktual Lulzim Basha spastroi elitat pa asnjë kriter dhe kjo për të dëmtoi Partinë Demokratike të Shqipërisë.
“E para, unë nuk mendoj se është diçka për t’u thënë se ka vlerë, kur kryetrari i partisë largon në mënyrë arbitrare, largon njerëz që i shikon si rivalë politikë ose njerëz, që nuk i ka nën hyqmin e tij politik. Pastrimi i elitave të PD, aq sa u bë nga z. Basha nuk kishte asnjë kriter. Psh, menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve në 2013, diskutimi gjithmonë që u hodh brenda anëtarësisë ishte ne humbën për shkak të ministrave të korruptuar, kryetarëve të bashkive të korruptuar apo dhe të komunave”, tha ai.
Ai doli në mbrojte të emrave si Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, të cilët pasi u larguan nga PD-ja kanë krijuar partitë e tyre dhe garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
“U shanë këto njerëz, u hoqën nga struktura drejtuese, por bashkë me ta u hoqën Patozi dhe Topalli, të cilët nuk kanë qenë kurrë të përfshirë në administratën e PD dhe si pasojë nuk mund të ishin përgjegjës për korrupsionin apo gjëra të tilla”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta