Biden: Ukrainës duhet ti hiqet kufizimi i përdorimit të armëve me rreze të gjata
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të martën vonë se administrata e tij është duke punuar për ta gjetur një mënyrë për heqjen e kufizimeve ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi në luftën e saj kundër Rusisë.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i heqë kufizimet për Ukrainën, Biden u përgjigj duke thënë se administrata e tij “po punon për këtë tani”.
Shtetet e Bashkuara kanë ngurruar ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat e furnizojnë për sulme thellë brenda Rusisë, për shkak të druajtjeve se mund ta përshkallëzojnë konfliktin.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve të Perëndimit javën e kaluar t’i heqin kufizimet, duke u thënë liderëve ushtarakë dhe të mbrojtjes, të cilët u mblodhën në Gjermani, se ata nuk duhet t’ia kufizojnë aftësitë vendit të tij për luftimin e forcave të Kremlinit.
Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)