Rinis mësimi në Kosovë, ministrja Nagavci: Në fund të javës do të shqyrtohen sërish shifrat e infektimeve

13 Prill 2021 | 09:49

Ditën e djeshme, në Kosovë rifilloi procesi mësimor pas një shkëputje një javore.

Nxënësit e klasave të para deri në të pestën kanë rifilluar mësimin me prani fizike, ndërsa pjesa tjetër do të zhvillojë mësim në distancë, si pjese e masave kufizuese kundër pandemisë COVID-19.

Ministrja e arsimit, Arberie Nagavci u shpreh në Euronews Albania se kjo metodë mësimi do të shfrytëzohet deri në fund të javës dhe më pas do të shqyrtohen sërish shifrat e COVID-19, për bërë edhe një analizë tjetër të procesit mësimor.

“Rezultatet e tregojë që fëmijët e moshës të vogël kanë më pak gjasa të infektohen vetë por edhe të përcjellin virusin. Kemi zhvilluar mësimin fizik këtë javë, duke respektuar numrin maksimal prej 10 nxënës, duke respektuar distancën. Të tjerët po zhvillojmë mësimin online”, u shpreh zonja ministre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026