Tekstet fyese ndaj shqiptarëve, zv.ministri i Arsimit në RMV: Përgjegjësia bie mbi partitë që kanë drejtuar

13 Prill 2021 | 10:13

Në Maqedoninë e Veriut janë ende në përdorim tekste fyese ndaj shqiptareve.

Për këtë çështje, Arafat Shabani, zv/ ministër i Arsimit në RMV deklaroi në Euronews Albania se është shumë komplekse analiza dhe tërheqja e këtyre librave.

“Bëhet fjalë për shumë tekste shkollore që janë botuar para 20 viteve komfort plan-programeve të asaj kohë. Qeveria e re ka e sensibilizuar këtë çështje”, u shpreh zoti Shabani.

Ai theksoi se për këto libra përgjegjësia bie mbi partitë që kanë drejtuar ministrinë e Arsimit, që në shumicën e rasteve kanë qenë shqiptare.

“Përgjegjësi duhet të marrin politikanët që kanë udhëhequr me ministrinë e  Arsimit, në të shumtën e rasteve shqiptarët kanë qenë ministra dhe zv/ministra”, tha ai.

“Sa jam unë në ministrinë e Arsimit, ne 2 deri në 3 libra i kemi hequr nga përdorimi. Apeli është se ku kanë qenë në këto 20 deri në 30  vitet e fundit, arsimtarët, intelektualët, organizatat jo qeveritare. Ta sensibilizojnë këtë çështje”, përfundoi zv/ministri i Arsimit.

Lexoni gjithashtu:

“Lindin shumë fëmijë se janë të paarsimuar”, tekstet fyese ndaj shqiptarëve në RMV ende në përdorim

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026