Drogoi dhe përdhunoi me burra të tjerë gruan, videoja që “fundosi” Dominique Pelico

14 Shtator 2024 | 13:18

Mediat franceze kanë publikuar momentin kur policia ra në gjurmët e Dominique Pelico, 71-vjeçarit i cili dyshohet se për 10 vite drogoi bashkëshorten e tij Giselle Pelico dhe ftoi burra të ndryshëm në banesë ta përdhunonin.

Pelico u arrestua në një supermarket pasi u përpoq të fotografonte me telefon poshtë fundit të një gruaje. Menjëherë pas kësaj, kontrolli i telefonit bëri që policia të njihej me një prej skandaleve më të mëdha seksuale të dekadave të fundit në Francë.

Arrestimi ndodhi në vitin 2020, pas përpjekjes së 71-vjeçarit për të fotografuar nën fundeve të femrave.
Çështja mori një kthesë të tmerrshme kur, gjatë marrjes në pyetje, në shtëpinë e tij u zbulua një hard disk që përmbante foto dhe video të të paktën 92 përdhunimeve të gruas së tij, pa dijeninë e saj.

Peliko e drogoi bashkëshorten me substancën e fuqishme Temesta për të lejuar dhjetëra burra ta përdhunonin. Ai i rekrutoi përdhunuesit në internet në forume sekrete.

Gjithsej 51 meshkuj janë identifikuar nga 72 që morën pjesë në përdhunimin e saj.

Rrjeti përfshinte profesionistë si nëpunës civilë, infermierë, ushtarë dhe gazetarë.

Vajza e çiftit, Caroline Darian, e përshkroi babain në gjykatë si një nga manjakët më të mëdhenj seksual të kohëve të fundit.

Pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore, Peliko mbetet në paraburgim, me mbrojtjen e tij që këmbëngul se gjendja shëndetësore nuk e lejon të dalë në gjykatë.

Të gjithë njerëzit që e njihnin nga afër Dominic Pelicon theksojnë se ai kishte të meta të shumta, por ata pajtohen se ai kurrë nuk u soll në mënyrë të pahijshme ndaj grave në publik.

Shembull tipik është vëllai i 71-vjeçarit, i cili foli për Paris Match  për “dy fytyrat” e njeriut që po gjykohet në Avignon për krimet e tmerrshme ndaj gruas së tij.

“Nuk i duronte dot shakatë e shthurura. Për shembull, nëse po shikonim televizor dhe diku përmendeshin tema seksuale, ai dukej më i tronditur nga të gjithë”, deklaroi vëllai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026