Kievi dhe Moska këmbejnë të burgosur, teksa vazhdojnë luftimet e ashpra në Donjeck

14 Shtator 2024 | 16:29

Forcat ruse kanë vazhduar ofensivën e tyre në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, teksa të dyja palët raportohet se kanë realizuar edhe një këmbim të ushtarëve të burgosur.

Guvernatori rajonal i Donjeckut, Vadym Filashkin, tha më 14 shtator se katër civilë janë vrarë dhe shtatë janë plagosur, pasi Rusia kreu më shumë se 20 sulme, duke detyruar më shumë se 900 banorë që të evakuohen.

Forcat ruse kanë vazhduar përparimin e tyre drejt Pokrovskut, një qendër e rëndësishme logjistike dhe e furnizimeve për trupat ukrainase, që gjendet në vijën e frontit në lindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase ka raportuar për mbi 130 beteja, shumica në drejtim të Pokrovskut, apo afër qytetit Kurkove.

Të shtunën, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se ka marrë nën kontroll fshatin Zhelane Pershe, vetëm 20 kilometra larg qytetit Kurkove.

Rusia po ashtu ka kryer sulme me dronë dhe ukraina tha se ka rrëzuar mbi 70 dronë rusë.

Luftimet në Ukrainë vijnë në kohën kur Rusia po tenton të dëbojë forcat e Kievit nga territori i saj. Ukraina ka marrë nën kontroll më shumë se 1.300 kilometra katrorë në rajonin rus të Kurskut, pasi nisi ofensivën atje në gusht, shkruan REL.

Më 14 shtator, Rusia dhe Ukraina po ashtu kanë këmbyer nga 103 ushtarë të burgosur. Ky është këmbimi i tretë i të burgosurve, që kur Ukraina nisi ofensivën në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026