Plagosen tre persona në Mamurras, mes tyre dy policë

13 Prill 2021 | 19:00

Kontrolli rutinë i një patrulle policie në Mamurras ka përshkallëzuar në përdorimin e armës ku si pasojë mbetën tre të plagosur, mes të cilëve dy punonjës policie.

Autoritetet thanë se ngjarja ndodhi kur tre policë ndaluan një makinë me të cilën lëviznin tre persona. Këta të fundit kanë kundërshtuar kontrollin.

Në konfrontim e sipër njëri nga oficerët e policisë, – i cili nuk bëhet i ditur nga autoritetet, – ka përdorur armën dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Ilir Zeka e Flamur Lleja si dhe Nikoll Vorfi, i cili ndodhej në makinë.

Mbetet ende e paqartë dinamika e ngjarjes dhe arsyet që e kanë nxitur punonjësin e policisë të përdorë armën teksa autoritetet kanë nisur hetimet.

Të plagosurit u transportuan për në Spitalin Universitar të Traumave në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim personat e tjerë që ishin në makinë, por inicialet e tyre nuk janë bërë të njohura për mediat.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Nikoll Vorfi, i plagosur, njihet edhe me mbiemrin Fufi, teksa policia ka shoqëruar disa të afërm të tij.

Dyshohet se ngjarja e sotme lidhet me një konflikt të mëparshëm, – prej detyrës, – mes personave në makinë dhe punonjësve të policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026