Trajneri Armando Cungu “zgjedh” ekipin që do të fitojë kampionatin
Të mërkurën luhen takimet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Llazina-Laçi dhe Teuta-Skënderbeu janë dy përballjet e këtij raundi, që do të përcaktojë dhe dy skuadrat finaliste që do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia në vend.
Të dyja këto përballje do të luhen duke nisur nga ora 16:00. Trajneri i futbollit Armando Cungu thotë se e sheh të favorizuar ekipin e Vllaznisë në këtë përballje, për shkak edhe të faktorit fushë.
“Mendoj se është një përballje shumë e fortë sa i përket kësaj katërshe. Janë dy ekipe në garë për titullin kampion sikurse shorti i ka vënë në kupë. Vllaznia është pak më e favorizuar. E shoh pak më të favorizuar Vllazninë”, tha Cungu.
Kurse në përballjen tjetër mes Teutës dhe Skënderbeut, z. Cungu beson se durrsakët janë më të avantazhuar, pavarësisht se futbolli mund të prodhojë surpriza.
“Flasim të dy ekipe që janë me objektiva të ndryshme. Çdokush e mendon Teutën të favorizuar për shkak të kontingjentit dhe kampionatit që ka bërë, por megjithatë futbolli mund të ketë surpriza, por e shoh shumë të vogël mundësinë e Skënderbeut për të arritur në finale”, theksoi ai.
Pyetur nga gazetari Ilir Kazaferi, si cili nga ekipet është më i avanatazhuar të fitojë kampionatin apo Kupën e Shqipërisë, trajneri Cungu dha këtë përgjigje:
“Vllaznia ka bërë një kampionat shumë të mirë, të pamenduar nga askush sikurse kam qenë edhe në ditët e parë që edhe Laçi ka potencialet dhe mundësitë për të qenë fitues i kampionatit ashtu edhe i kupës. Uroj të jetë Vllaznia, por edhe në fakt e meriton, sepse Vllaznia në dy faza të kampionatit ka mbajtur vendin e parë”, theksoi Cungu.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta