Problemet e politikës që sipas Valentina Leskajt pengojnë zhvillimin e vendit

13 Prill 2021 | 16:51

Valentina Leskaj, ish-deputet e Partisë Socialiste dhe ish-zv.kryetare e Kuvendit ka publikuar librin me titull “Politika si ide”, një libër mbi lëvizjet e politikës në Shqipëri në tri dekadat e fundit. Në një intervistë për Euronews Albania, znj. Leskaj tha se libri nuk është një analizë apo reflektim mbi politikën e ditës, por mbi mënyrën se si ajo e sheh politikën.

“Mora 3 vjet kohë për të pasur një vështrim më të ftohtë dhe një qëndrim më të distancuar. E kam parë nga brenda dhe do të më vlente shumë ta vëzhgoja nga jashtë. Sa më të ftohta të jenë analizat aq më të vlefshme janë idetë dhe reflektimi që bën. Nuk kam qenë shumë emicionale edhe kur kam qenë brenda politikës por distanca të jep komoditetin për një reflektim objektiv dhe të besueshëm”, tha znj. Leskaj.

Ajo thotë se politika duhet parë si ide dhe instrument në shërbim të qytetarëve dhe thekson se një nga problemet e mëdha të politikës shqiptare është se merret me “politikën e ditës” dhe pikërisht kjo gjë nuk ndihmon në zhvillimin e vendit. Gjithashtu znj. Leskaj

“Jemi shumë të orientuar na politika e ditës dhe kjo është një pengesë për reformat dhe zgjidhjet afatgjatë”, u shpreh ish-deputetja e PS.

Gjatë intervistës, Valentina Leskaj cilësoi si dobësi të politikës në Shqipëri “gjuhën e urrejtjes” dhe mungesën e dialogut politik.

“Është një kulturë ndarëse dhe nuk ndodh vetëm në këtë fushatë ka vite që është. Është një pengesë e madhe për zhvillimin e shoqërisë. Kur ka kulturë ndarëse nuk të lejon që të ketë dialog politik. Sot diskutojmë për elementë minimale të demokracisë si zgjedhje të lira dhe dialog. Nëse ka dialog dhe instalojmë kulturë komunikimi dy të palët përfitojnë”, shtoi znj. Leskaj.

Duke marrë shkas edhe nga fushata aktuale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, znj. Leskaj tha se duhet të kishte një konfigurim më të mirë të betejës elektorale pasi debati është i fokusuar tek emrat dhe jo mbi fenomenet.

“Debate vërtitet rreth emrave dhe jo rreth fenomeneve. Politika shqiptarë është dëmtuar shumë duke e fokusuar shumë debatin tek emrat dhe jo fenomenet”, nënvizoi ajo.

Valentina Leskaj tha se pavarësisht se nuk është më pjesë e politikës aktive ajo vazhdon të jetë e përfshirë pasi mbetet pjesë e shoqërisë civile.

Ndaj ajo i bën thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e politikës pasi kjo është e vetmja mënyrë për të përmirësuar politikën dhe vendin.

Askush nuk mund të shkëputet nga politika jo vetëm ata që kanë qenë por edhe njerëzit e zakonshëm. Një nga problemet që kemi është se shpesh njerëzit i largohen politikës kur janë të mërzitur nga politika. Në fakt nuk duhet që të jenë indiferentë pasi është e vetmja rrugë për të përmirësuar politikën dhe vendin. Vendi varet nga cilësia e politikës që prodhon”, deklaroi znj. Leskaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026