Meta dekoron pas vdekjes Arjan Salën: Shembull heroizmi për shoqërinë

13 Prill 2021 | 17:06

Presidenti Ilir Meta nderoi sot me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” dëshmorin e atdheut Arjan Sala, i cili humbi jetën tre javë më parë pas zjarrit që përfshiu magazinat e një qendre tregtare në Tiranë.

Sala, 32-vjeç, me detyrë drejtues i sigurisë së qendrës tregtare, nuk mundi të dalë i gjallë nga magazina, në të cilën qe futur sërish për të nxjerrë kolegët. Për shkak të rrethanave të papërshtatshme për të ndërhyrë, zjarrfikësit e nxorën trupin e tij vetëm tre ditë pas rënies së zjarrit.

“Mes dhembjes por me mirënjohjen dhe krenarinë e çdo shqiptari i akordova sot Heroit Arjan Sala, pas vdekjes, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës,” – tha Meta teksa e përcolli lajmin e nderimit të 32-vjeçarit.

“Arjani na dëshmoi në mënyrën më të dhembshme të mundshme se Shqipëria ka në gjirin e saj plot njerëz të mrekullueshëm, heronj të padukshëm, që i bëjnë nder kombit,” – u shpreh Presidenti Meta, – “Vetëflijimi i tij na vendos të gjithëve përpara detyrimit, që të punojmë më fort për të ndërtuar një shtet më reagues, më funksional, një shtet me fytyrë më njerëzore, një shtet më social”.

Rasti i 32-vjeçarit, i cili la pas bashkëshorten dhe një fëmijë 2 vjeç, preku mjaft qytetarët, të cilët nisën një fushatë për grumbullimin e sa më shumë parave në mbështetje të familjes së tij. Përmes thirrjeve në rrjetet sociale u mund të mblidhej rreth 65 mijë dollarë.

Ndërkohë qeveria e shpalli Salën “Dëshmor të Atdheut” dhe akordoi një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026