Arben Skënderi: Partitë e mëdha kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre

13 Prill 2021 | 20:56

Sipas kandidatit për deputet të Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, partitë e mëdha me qasjen e tyre në fushatë “i kanë polarizuar maksimalisht militantët e tyre”, ndërkohë që për partitë e reja problem mbetet sistemi.

Duke folur në emisionin “Ilva Now” përballë analistëve Aleksandër Çipa dhe Redi Shehu, Skënderi tha se ndryshe nga sa deklarojnë “nuk i kanë mobilizuar, por gati dhunuar militantët”.

Skënderi tha se ajo që shihet në ekrane me mitingjet dhe organizimet e partive kryesore “është maja e ajsbergut”, pasi në tërësi, sipas tij fryma në bazë është tjetër.

“Në organizatat [bazë]… oferta që kanë përballë [militantët] është ‘hajde t’ia dalim një rotacioni se pastaj kismet çfarë do të bëjmë’, ndërkohë që njerëzit presin shumë më tepër,” – u shpreh Skënderi.

Për sa i përket partive të reja, Skënderi tha se ato shihen me sy të keq nga partitë e mëdha, pasi “ato nuk duan lojtarë të rinj në fushë”.

“Pengesat janë reale, dihet, dy dinosaurët e mëdhenj të politikës shqiptare nuk duan të pranojnë që të ketë lojtarë në fushë, është diçka që është e dukshme prej vitesh tashmë, por për fatin e mirë të votuesve të pavendosur, ose të atyre që kanë hequr dorë nga politika, në fushë ka alternativa nga më të ndryshme dhe shumë dinjitoze dhe do ketë surpriza këto zgjedhje,” – tha Skënderi.

Sipas kandidatit për deputet të “Bindjes Demokratike” problemi kryesor për partitë e reja është sistemi. Ai tha se vështirësitë për alternativat e tjera përtej partive kryesore vijnë nga “sistemi që i mban në këmbë partitë e mëdha”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021