“Qytetarëve u ka dalë frika”, Rrahman Kasa thotë se ky sezon turistik do të jetë më mirë se vitin e shkuar

14 Prill 2021 | 09:40

Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, tha për Euronews Albania se pritshmëritë e tyre për turizmin gjatë këtij viti nuk mund të jenë të sigurta sepse gjithçka ecën në varësi të pandemisë.

“Duke qenë se ky sezon është sezoni i dytë, pra njerëzit u mësuan me këtë, nuk është e papritur si herën e parë dhe duke pasur parasysh dhe procesin e vaksinimit, por dhe një faktor tjetër mjaft pozitiv siç është imunizimi natyral, besoj se do ketë një shtim të numrave krahasuar me vitin tjetër,” – u shpreh Kasa.

Sipas tij qytetarëve u ka dalë frika dhe mbi të gjitha nevoja për udhëtime ka qenë gjithnjë e pranishme prandaj kryetari i Unionit Turistik Shqiptar mëton se ky vit do të ketë një rritje të turizmit krahasuar me vjet madje një rritje të konsiderueshme.

Ai pohoi se shërbimi hotelier është gati dhe numri i të punësuarve do të rritet.

Rrahman Kasa tha në Euronews Albania se shpreson që të lehtësohen masat kufizuese të paktën për turistët e Evropës Qendrore, por sidoqoftë pohoi se mjafton të ketë turistë, qofshin këta edhe turistë vendas apo nga Kosova.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026